← Romans (7/16) → |
1. | Apo nuk e dini o vëllezër, (sepse unë po u flas njerëzve që e njohin ligjin), se ligji ka pushtet mbi njeriun për sa kohë ai rron? |
2. | Sepse gruaja e martuar është e lidhur nga ligji me burrin deri sa ai rron, por, po i vdiq burri, lirohet nga ligji i burrit. |
3. | Prandaj, nëse, kur i rron burri, ajo bashkohet me një burrë tjetër, do të quhet shkelëse e kurorës; por kur i vdes burri ajo është e liruar nga ligji, që të mos jetë shkelëse e kurorës, po u bë gruaja e një burrë tjetër. |
4. | Kështu, pra, vëllezër të mi, edhe ju jeni të vdekur për ligjin me anë të trupit të Jezu Krishtit që të bashkoheni me një tjetër, që u ringjall prej të vdekurit, që t'i japim fryte Perëndisë. |
5. | Sepse, kur ishim në mish, pasionet mëkatare që ishin me anë të ligjit, vepronin në gjymtyrët tona, duke sjellë fryte vdekjeje, |
6. | por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qënë të vdekur nga ç'ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës. |
7. | Çfarë të themi, pra? Se ligji është mëkat? Ashtu mos qoftë! Mëkatin unë nuk do ta kisha njohur, veç se me anë të ligjit; sepse unë nuk do ta kisha njohur lakminë, po të mos thoshte ligji: ''Mos lakmo!''. |
8. | Por mëkati, duke marrë shkas nga ky urdhërim, ngjalli në mua çdo lakmi, |
9. | sepse, pa ligj, mëkati është i vdekur. Dikur unë jetoja pa ligj, por, kur erdhi urdhërimi, mëkati u ngjall dhe unë vdiqa, |
10. | dhe urdhërimi që u dha për jetë, më solli vdekjen. |
11. | Sepse mëkati, duke gjetur rastin me anë të urdhërit, më mashtrojë dhe me anë të tij më vrau. |
12. | Kështu ligji është i shenjtë, dhe urdhërimi i shenjtë, i drejtë dhe i mirë. |
13. | Ajo gjë, pra, që është e mirë u bë vdekje për mua? Ashtu mos qoftë; por mëkati, që të duket mëkat, me anë të së mirës më pruri vdekjen, që mëkati të bëhet edhe më tepër mëkat nëpërmjet urdhërimit. |
14. | Sepse ne e dimë se ligji është frymëror, por unë jam i mishë, i shitur mëkatit si skllav. |
15. | Sepse unë nuk kuptoj atë që bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej. |
16. | Edhe, nëse bëj atë që nuk dua, unë pranoj që ligji është i mirë. |
17. | Por tani nuk jam më unë që veproj, por mëkati që banon në mua. |
18. | Në fakt unë e di se në mua domëthënë në mishin tim nuk banon asgjë e mirë, sepse, ndonëse e kam dëshirën për të bërë të mirën, nuk ia gjej mënyrën. |
19. | Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s'dua, atë bëj. |
20. | Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s'jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua. |
21. | Unë, pra, po zbuloj këtë ligj: duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjindet në mua. |
22. | Në fakt unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm, |
23. | por shoh një ligj tjetër në gjymtyrët e mia, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe që më bën skllav të ligjit të mëkatit që është në gjymtyrët e mia. |
24. | Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes? |
25. | I falem nderit Perëndisë me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë. Unë vetë, pra, me mendjen, i shërbej ligjit të Perëndisë, por, me mishin ligjit të mëkatit. |
← Romans (7/16) → |