| ← Romans (12/16) → |
| 1. | O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur. |
| 2. | Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë. |
| 3. | Sepse, për hirin që më është dhënë, unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë, por të ketë një vlerësim të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit. |
| 4. | Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk kanë të njëjtën funksion, |
| 5. | kështu edhe ne, megjithse jemi shumë, jemi një trup në Krishtin dhe secili jemi gjymtyrë të njeri tjetrit. |
| 6. | Dhe tani, duke pasur dhunti të ndryshme sipas hirit që na u dha, nëse kemi profecinë, të profetizojmë sipas masës së besimit; |
| 7. | nëse kemi shërbim, le t'i kushtohemi shërbimit; po kështu mësuesi të jepet pas mësimit; |
| 8. | dhe ai që nxit, le t'i kushtohet nxitjes; ai që ndan, le ta bëjë me thjeshtësi; ai që kryeson le të kryesojë me zell; ai që bën vepra mëshirë, le t'i bëjë me gëzim. |
| 9. | Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës. |
| 10. | Duani njeri tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njeri me tjetrin. |
| 11. | Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë, |
| 12. | të gëzuar në shpresë, të qëndrueshëm në shtrëngime, këmbëngulës në lutje; |
| 13. | ndihmoni për nevojat e shenjtorëve, jini mikpritës. |
| 14. | Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni. |
| 15. | Gëzohuni me ata që gëzohen, dhe qani me ata që qajnë. |
| 16. | Kini të njëjtat mendime njeri me tjetrin; mos lakmoni për lart, por rrini me të përunjurit; mos e mbani veten për të mënçur. |
| 17. | Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve. |
| 18. | Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit. |
| 19. | Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: ''Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti''. |
| 20. | ''Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse, duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur''. |
| 21. | Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën. |
| ← Romans (12/16) → |