← Psalms (97/150) → |
1. | Zoti mbretëron; le të gëzohet toka dhe le të ngazëllohen ishujt e mëdhenj. |
2. | Re dhe terr e mbështjellin; drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij. |
3. | Një zjarr i shkon përpara dhe i zhduk armiqtë e tij rreth e qark. |
4. | Vetëtimat e tij ndriçojnë botën, toka i shikon dhe dridhet. |
5. | Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës. |
6. | Qiejtë shpallin drejtësinë e tij dhe tërë popujt shohin lavdinë e tij. |
7. | U ngatërrofshin të gjihë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë. |
8. | Sioni ka dëgjuar dhe është gëzuar për to, dhe bijat e Judës janë gëzuar me gjykimet e tua, o Zot. |
9. | Sepse ti, o Zot, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera. |
10. | Ju që e doni Zotin urreni të keqen! Ai ruan jetën e shenjtorëve të tij dhe i çliron nga dora e të pabesëve. |
11. | Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra. |
12. | Ngazëllohuni tek Zoti, o njerëz të drejtë, dhe lëvdoni emrin e tij të shenjtë. |
← Psalms (97/150) → |