| ← Psalms (96/150) → |
| 1. | Këndojini Zotit një këngë të re, këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës! |
| 2. | Këndojini Zotit, bekoni emin e tij; lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij. |
| 3. | Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mekullitë e tij midis tërë popujve. |
| 4. | Sepse Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë; nga ai duhet të kemi frikë përmbi gjithë perënditë e tjera. |
| 5. | Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejtë. |
| 6. | Shkëlqimi dhe madhështia janë para tij, forca dhe bukuria janë në shenjtëroren e tij. |
| 7. | Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë. |
| 8. | Jepini Zotit lavdinë që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani në oborret e tij. |
| 9. | Bini përmbys përpara Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij, dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës. |
| 10. | U thoni gjithë kombeve: "Zoti mbretëron; bota është vendosur mirë dhe nuk do të luajë nga vendi; ai do t'i gjykojë popujt me drejtësi". |
| 11. | Le të gëzohen qiejtë dhe të gëzohet toka; le të zhurmojë deti dhe gjithçka gjindet në të. |
| 12. | Le të ngazëllohet fusha dhe gjithçka gjindet në të. Atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit, |
| 13. | sepse ai vjen, vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi dhe popujt në besnikërinë e tij. |
| ← Psalms (96/150) → |