| ← Psalms (95/150) → | 
| 1. | Ejani, t'i këndojmë me gëzim Zotit; t'i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë. | 
| 2. | Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë. | 
| 3. | Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë. | 
| 4. | Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve. | 
| 5. | I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar. | 
| 6. | Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë. | 
| 7. | Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij, | 
| 8. | "mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë, | 
| 9. | ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia. | 
| 10. | Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia. | 
| 11. | Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time". | 
| ← Psalms (95/150) → |