← Psalms (91/150) → |
1. | Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit. |
2. | Unë i them Zotit: "Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj". |
3. | Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse. |
4. | Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore. |
5. | Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën, |
6. | as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë. |
7. | Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por aty nuk do të të afrohet. |
8. | Mjafton që ti të këqyrësh me sytë e ty dhe do të shikosh shpërblimin e të pabesëve. |
9. | Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde, |
10. | nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t'i afrohet çadrës sate. |
11. | Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua. |
12. | Ata do të të mbajnë në duart e tyre, me qëllim që këmba jote të mos pengohet nga ndonjë gur. |
13. | Ti do të ecësh mbi luanin dhe gjarpërin helmues, do të shkelësh luanin e vogël dhe kuçedrën. |
14. | Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, unë do ta çliroj dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim. |
15. | Ai do të më kërkojë dhe unë do t'i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj. |
16. | Do ta ngop me jetë të gjatë dhe do t'i tregoj shpëtimin tim. |
← Psalms (91/150) → |