| ← Psalms (87/150) → |
| 1. | Ai i vuri themelet e tij mbi malet e shenjta. |
| 2. | Zoti i do portat e Sionit më tepër se të gjitha banesat e Jakobit. |
| 3. | Gjëra të lavdishme thuhen për ty, o qytet i Perëndisë. (Sela) |
| 4. | Do të përmend Egjiptin dhe Babiloninë ndër ata që më njohin. Ja Filistia dhe Tiro, së bashku me Etiopinë: "Ky ka lindur atje". |
| 5. | Dhe do të thuhet për Sionin: "Ky dhe ai kanë lindur tek ai; dhe vetë Shumë i Larti do ta bëjë të qëndrueshëm". |
| 6. | Zoti duke shqyrtuar popujt, do të regjistrojë: "Ky ka lindur atje". (Sela) |
| 7. | Dhe këngëtarët dhe ata që u bien veglave do të thonë: "Të gjitha burimet e mia të jetës dhe të gëzimit janë te ti". |
| ← Psalms (87/150) → |