← Psalms (85/150) → |
1. | O Zot, ti ke qenë i mbarë për tokën tënde dhe e ke kthyer Jakobin nga robëria. |
2. | Ti ke falur paudhësinë e popullit tënd dhe ke mbuluar tërë mëkatet e tyre. (Sela) |
3. | Ti ke larguar gjithë indinjatën tënde dhe ke lënë mënjanë zemërimin tënd të zjarrtë. |
4. | Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, dhe jepi fund indinjatës sate kundër nesh. |
5. | A do të mbetesh i zemëruar me ne përjetë? A do ta vazhdosh zemërimin tënd brez pas brezi? |
6. | A nuk do të na japësh përsëri jetën, me qëllim që populli yt të mund të gëzohet te ti? |
7. | Tregona, o Zot, mirësinë tënde dhe falna shpëtimin tënd. |
8. | Una kam për të dëgjuar atë që Perëndia, Zoti, ka për të thënë; me siguri ai do t'i flasë për paqe popullit të tij dhe shenjtorëve të tij, por nuk do të lejojë që ata të jetojnë përsëri si njerëz pa mend. |
9. | Me siguri shpëtimi i tij është afër atyre që kanë frikë prej tij, sepse lavdia e tij mund të banojë në vendin tonë. |
10. | Mirësia dhe e vërteta u takuan; drejtësia dhe paqja janë puthur njera me tjetrën. |
11. | E vërteta do të mbijë nga toka dhe drejtësia do të shikojë nga qielli. |
12. | Po, Zoti do të japë atë që është e mirë, dhe toka jonë do të prodhojë frytin e saj. |
13. | Drejtësia do të ecë para tij dhe do të përgatisë udhën për hapat e tij. |
← Psalms (85/150) → |