← Psalms (84/150) → |
1. | Oh, sa të dashura janë banesat e tua, o Zot i ushtrive! |
2. | Shpirti im dëshiron me zjarr dhe shkrihet për oborret e Zotit; zemra ime dhe mishi im i dërgojnë britma gëzimi Perëndisë të gjallë. |
3. | Edhe rabecka gjen një shtëpi dhe dallëndyshja një fole, ku të vërë të vegjëlit e saj pranë altarëve të tu, o Zot i ushtrive, Mbreti im dhe Perëndia im. |
4. | Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde dhe të lëvdojnë vazhdimisht. (Sela) |
5. | Lum ata që e vënë forcën e tyre te ti dhe kanë në zemër rrugët e tua! |
6. | Kur kalojnë luginën e Bakas, e shndërrojnë atë në një vend burimesh, dhe shiu i parë e mbulon me bekime. |
7. | Ata kalojnë nga një forcë te tjetra dhe në fund paraqiten para Perëndisë në Sion. |
8. | O Zot, Perëndi i ushtrive, dëgjo lutjen time; vëri veshin, o Perëndi i Jakobit. (Sela) |
9. | Shiko, o Perëndi, mburojën tonë, dhe shiko fytyrën e të vajosurit tënd. |
10. | Po, një ditë në oborret e tua vlen më tepër se një mijë gjetiu; mua më pëlqen më tepër të qëndroj në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, se sa të banoj në çadrat e të pabesëve. |
11. | Sepse Zoti Perëndi është diell dhe mburojë; Zoti do të japë hir dhe lavdi; ai nuk u refuzon asnjë të mirë atyre që ecin drejt. |
12. | O Zot i ushtrive, lum njeriu që ka besim te ti! |
← Psalms (84/150) → |