| ← Psalms (82/150) → |
| 1. | Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive. |
| 2. | Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela) |
| 3. | Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit. |
| 4. | Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit. |
| 5. | Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë. |
| 6. | Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit. |
| 7. | Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër". |
| 8. | Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet. |
| ← Psalms (82/150) → |