← Psalms (81/150) → |
1. | I këndoni me gëzim Perëndisë, forcës sonë; lëshoni britma gëzimi për Perëndinë e Jakobit. |
2. | Lartoni një këngë dhe i bini dajres, harpës melodioze bashkë me lirën. |
3. | I bini borisë ditën e hënës së re, ditën e hënës së plotë, ditën e festës sonë. |
4. | Sepse ky është një statut për Izraelin, një ligj i Perëndisë të Jakobit. |
5. | Ai e caktoi si një dëshmi te Jozefi, kur doli kundër vendit të Egjiptit. Atëherë unë dëgjova një gjuhë që nuk e kuptoja; |
6. | "O Izrael, unë e hoqa barrën nga shpatullat e tua; duart e tua e kanë lënë shportën. |
7. | Kur ishe keq ti më klithe mua dhe unë të çlirova; t'u përgjigja i fshehur në bubullimë, të vura në provë në ujërat e Meribas. (Sela) |
8. | Dëgjo, o populli im, dhe unë do të qortoj. O Izrael, sikur ti të më dëgjoje! |
9. | Mos pastë në mesin tënd asnjë perëndi të huaj dhe mos adhuro asnjë perëndi të huaj. |
10. | Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit; hap gojën tënde dhe unë do të ta mbush. |
11. | Por populli im nuk e ka dëgjuar zërin tim dhe Izraeli nuk më është bindur. |
12. | Prandaj i braktisa në ashpërsinë e zemrës së tyre, me qëllim që të ecnin sipas bindjeve të tyre. |
13. | Ah, sikur populli im të më dëgjonte, sikur Izraeli të ecte në rrugët e mia! |
14. | Do të poshtëroja menjëherë armiqtë e tij dhe do ta ktheja dorën time kundër kundërshtarëve të tij. |
15. | Ata që urrejnë Zotin do t'i nënshtroheshin dhe fati i tyre do të caktohej përjetë. |
16. | Dhe unë do ta ushqeja (Izraelin) me grurin më të mirë dhe do ta ngopja me mjaltin që pikon nga shkëmbi". |
← Psalms (81/150) → |