← Psalms (80/150) → |
1. | Dëgjo, o bari i Izraelit, që udhëheq Jozefin si një kope; ti që rrin mbi Kerubinët, shkëlqe në lavdinë tënde. |
2. | Rizgjoje fuqinë tënde përpara Efraimit, Beniaminit dhe Manasit, dhe eja të na çlirosh. |
3. | O Perëndi, na përtëri fuqitë, bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe ne do të shpëtojmë. |
4. | O Zot, Perëndi i ushtrive, deri kur do të jesh i zemëruar kundër lutjes së popullit tënd? |
5. | Ti u ke dhënë për të ngrënë bukë të njomur me lot, dhe u ke dhënë për të pirë lot me shumicë. |
6. | Ti na ke bërë objekt mosmarëveshjeje për fqinjët tanë, dhe armiqtë tanë qeshin njeri me tjetrin. |
7. | O Perëndi i ushtrive, na përtëri forcat tona; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë përsëri dhe do të shpëtojmë. |
8. | Ti çove jashtë Egjiptit një hardhi; i dëbove kombet dhe e mbolle. |
9. | Ti e pastrove dheun para saj dhe ajo lëshoi rrënjë dhe e mbushi dheun. |
10. | Malet u mbuluan nga hija e saj dhe kedrat e Perëndisë me degët e saj. |
11. | I zgjati degët e saj deri në det dhe llastarët deri te lumi. |
12. | Pse i prishe gjerdhet e saj dhe kështu tërë kalimtarët kanë mundësi të korrin frytet e saj? |
13. | Derri i egër i pyllit e shkreton dhe egërsirat e fushës kullotin aty. |
14. | O Perëndi i ushtrive, të lutemi kthehu; shiko nga qielli, vështro dhe vizito këtë vresht |
15. | dhe drurët që mbolli e djathta jote dhe filizin që e ke forcuar për ty. |
16. | Ajo u dogj nga zjarri dhe është prerë; ata vdesin para kërcënimit të fytyrës sate. |
17. | Dora jote qoftë mbi njeriun e të djathtë tënde, mbi njeriun që ti e ke bërë të fortë për ty. |
18. | Kështu ne nuk do të largohemi më prej teje. Na ngjall dhe ne do të kërkojmë emrin tënd. |
19. | O Zot, Perëndia i ushtrive, na përtëri; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe do të shpëtojmë. |
← Psalms (80/150) → |