| ← Psalms (8/150) → |
| 1. | Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot, Zoti ynë, që vure madhështinë tënde mbi qiejtë! |
| 2. | Nga goja e të vegjëlve dhe foshnjave në gji ke vendosur lëvdimin për shkak të armiqve të tu, për t'i mbyllur gojën armikut dhe hakmarrësit. |
| 3. | Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur, |
| 4. | çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh? |
| 5. | Megjithatë ti e bëre pak më të ulët se Perëndia, dhe e kurorëzove me lavdi dhe me nder. |
| 6. | E bëre të mbretërojë mbi veprat e duarve të tua dhe vure çdo gjë nën këmbët e tij! |
| 7. | Dhentë dhe bagëtitë e tjera, madje bishat e egra, |
| 8. | zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, tërë ato që kalojnë nëpër shtigjet e detit. |
| 9. | O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt në të gjithë dheun! |
| ← Psalms (8/150) → |