| ← Psalms (76/150) → | 
| 1. | Perëndia njihet mirë në Judë, emri i tij është i madh në Izrael. | 
| 2. | Tabernakulli i tij është në Salem dhe ai banon në Sion. | 
| 3. | Këtu ai ka copëtuar shigjetat e zjarrta të harkut, mburojën dhe shpatën e luftës. (Sela) | 
| 4. | Ti dukesh i lavdishëm dhe i fuqishëm mbi malet e presë. | 
| 5. | Trimat i kanë zhveshur, i ka zënë gjumi, dhe asnjë prej atyre trimave nuk ka mundur të përdorë duart e tij. | 
| 6. | Mbas qortimit tënd, o Perëndia i Jakobit, qerret dhe kuajt mbetën të shushatur. | 
| 7. | Nga ti, pikërisht nga ti, duhet të kenë frikë; dhe kush mund të rezistojë para teje kur zemërohesh? | 
| 8. | Ti ke bërë që të dëgjohet nga qielli vendimi yt, tokën e zuri frika dhe heshti, | 
| 9. | kur Perëndia u ngrit për të gjykuar, për të çliruar tërë nevojtarët e tokës. (Sela) | 
| 10. | Edhe zemërimi i njerëzve do të shndrrohet në lavdi për ty, dhe ti do të rrethohesh me vetë mbeturinat e zemërimi të tyre. | 
| 11. | Bëjini zotime Zotit, Perëndisë tuaj, dhe plotësojini; tërë ata që rinë rreth tij t'i çojnë dhurata të Tmerrshmit. | 
| 12. | Ai u heq frymën qeveritarëve, nga ai druhen mbretërit e tokës. | 
| ← Psalms (76/150) → |