← Psalms (74/150) → |
1. | O Perëndi, pse na ke hedhur poshtë për gjithnjë? Pse vlon zemërimi yt kundër kopesë së kullotës sate? |
2. | Kujto popullin tënd, që dikur e more, që ti e shpengove që të ishte fisi i trashëgimisë sate, të këtij mali të Sionit, mbi të cilin ke banuar. |
3. | Drejto hapat e tua në këto rrënoja të pandreqshme; armiku i ka prishur të gjitha në shenjtërore. |
4. | Armiqtë e tu vrumbullojnë në vendin e kuvendeve të tua; kanë vënë aty shenjat e tyre si flamuj. |
5. | Dukej sikur godisnin me sëpata në pjesën e dëndur të një pylli. |
6. | Dhe tani me sqeparë dhe çekane po prishin tërë skulpturat e tij. |
7. | I kanë vënë zjarrin shenjtërores sate; kanë përdhosur banesën që mban emrin tënd, duke e hedhur poshtë. |
8. | Kanë thënë në zemër të tyre: "T'i shkatërrojmë të gjithë"; kanë djegur tërë qendrat e kuvendeve të shenjta në vend. |
9. | Ne nuk i shohim më shenjat tona; nuk ka më profet dhe midis nesh nuk ka asnjë që të dijë deri kur. |
10. | Deri kur, o Perëndi, kundërshtari do të fyejë? Armiku vallë, do ta përçmojë emrin tënd përjetë? |
11. | Pse e tërheq dorën tënde, pikërisht të djathtën? Nxirre nga gjiri yt dhe shkatërroji. |
12. | Por Perëndia është mbreti im qysh prej kohëve të lashta; ai sjell shpëtimin mbi tokë. |
13. | Me forcën tënde ndave detin dhe shtype kokën e përbindëshve të detit në ujërat. |
14. | Copëtove kokat e Levitanëve dhe ia dhe për të ngrënë popullit të shkretëtirës. |
15. | Bëre që të dalin burime dhe përrenj dhe thave lumenj të përhershëm. |
16. | Jotja është dita, jotja është edhe nata; ti ke vendosur dritën dhe diellin. |
17. | Ti ke caktuar tërë kufijtë e tokës dhe ke bërë verën dhe dimrin. |
18. | Mbaje mend këtë, o Zot, që armiku të ka fyer dhe që një popull i pamend ka përbuzur emrin tënd. |
19. | Mos ia braktis bishave jetën e turtulleshës sate; mos harro përjetë jetën e të përvuajturve të tu. |
20. | Respekto besëlidhjen, sepse vendet e errëta të tokës janë plot me strofka dhune. |
21. | Mos lejo që i shtypuri të kthehet i turpëruar; bëj që i përvuajturi dhe nevojtari të lëvdojnë emrin tënd. |
22. | Çohu o Perëndi, mbro kauzën tënde! Mos harro që i pamendi të fyen tërë ditën. |
23. | Mos harro britmën e armiqve të tu; zhurma e tyre që ngrihen kundër teje ngjitet vazhdimisht në qiell. |
← Psalms (74/150) → |