← Psalms (67/150) → |
1. | Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia e bëftë fytyrën e tij të shkëlqejë mbi ne, (Sela) |
2. | me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve. |
3. | Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë. |
4. | Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t'i gjykosh drejt popujt dhe do t'i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela) |
5. | Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt. |
6. | Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë. |
7. | Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë. |
← Psalms (67/150) → |