| ← Psalms (63/150) → | 
| 1. | O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë. | 
| 2. | Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde. | 
| 3. | Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë. | 
| 4. | Kështu do të të bekoj deri sa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia. | 
| 5. | Shpirti im do të ngopet si të kishte ngrënë palcë dhe dhjamë, dhe goja ime do të të lëvdojë me buzë të gëzuara. | 
| 6. | Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën. | 
| 7. | Duke qenë se ti ke qenë ndihma ime, unë këndoj tërë gëzim në hijen e krahëve të tu. | 
| 8. | Shpirti im mbahet ngushtë te ti; dora jote e djathtë më mban. | 
| 9. | Por ata që kërkojnë jetën time për ta shkatërruar, do të zbresin në pjesët më të ulta të tokës. | 
| 10. | Ata do t'i dorëzohen pushtetit të shpatës dhe do të bëhen pre e çakejve. | 
| 11. | Por mbreti do të gëzohet te Perëndia; kushdo që betohet për të do të përlëvdohet, sepse goja e gënjeshtrave do të detyrohet të mbyllet. | 
| ← Psalms (63/150) → |