| ← Psalms (61/150) → |
| 1. | O Perëndi, dëgjo britmën time; dëgjo me vëmendje lutjen time. |
| 2. | Nga skaji i tokës unë të bërtas ty, ndërsa zemra ime po shkrihet; më ço në shkëmbin që është më i lartë se unë, |
| 3. | sepse ti ke qenë një strehë për mua dhe një kështjellë e fortifikuar para armikut. |
| 4. | Unë do të banoj në çadrën tënde për gjithnjë, do të kërkoj strehë në hijen e krahëve të tu. (Sela) |
| 5. | Sepse ti, o Perëndi, ke plotësuar kërkesat e mia, më ke dhënë trashëgiminë e atyre që kanë frikë nga emri yt. |
| 6. | Ti do t'i shtosh ditë të tjera jetës së mbretit; vitet e tij vazhdofshin për shumë breza. |
| 7. | Ai do të qëndrojë për gjithnjë në prani të Perëndisë; jepi urdhër mirësisë dhe së vërtetës ta ruajnë. |
| 8. | Kështu do t'i këndoj përjetë lavde emrit tënd dhe do t'i plotësoj zotimet e mia ditë për ditë. |
| ← Psalms (61/150) → |