← Psalms (60/150) → |
1. | O Perëndi, ti na ke prapsur, na ke shpërndarë, je zemëruar; tani na rivendos. |
2. | Ti ke bërë që të dridhet toka, e ke çarë; shëro thyerjet e saj, sepse ajo lëkundet. |
3. | Ti e ke ngarkuar popullin tënd me gjëra të rënda; na ke dhënë të pimë verë që të trullos. |
4. | Por tani u ke dhënë atyre që të kanë frikë një flamur, që ta ngrenë në favor të së vërtetës. (Sela) |
5. | Shpëto me dorën tënde të djathtë dhe përgjigjmu, me qëllim që ata që ti i do të çlirohen. |
6. | Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do të ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit. |
7. | Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjëvënësi im; |
8. | Moabi është legeni në të cilin lahem; mbi Edomin do të hedh sandalin tim; mbi Filistejtë do të ngre britma fitoreje". |
9. | Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom? |
10. | A nuk do të jesh pikërisht ti, o Perëndi, që na ke prapsur? Nuk do të dalësh më, o Perëndi, me ushtritë tona? |
11. | Na ndihmo kundër armikut, sepse është e kotë ndihma e njeriut. |
12. | Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe ai do të shkelë armiqtë tanë. |
← Psalms (60/150) → |