← Psalms (6/150) → |
1. | O Zot, mos më ndreq në zemërimin tënd dhe mos më dëno në zjarrin e indinjatës sate. |
2. | Ki mëshirë për mua, o Zot; sepse jam i sfilitur nga e keqja; shëromë, o Zot, sepse kockat e mia po vuajnë. |
3. | Edhe shpirti im po vuan shumë; po ti, o Zot, deri kur? |
4. | Sillu nga unë, o Zot, çliroje shpirtin tim; shpëtomë, për hir të mirësisë sate. |
5. | Sepse në vdekje nuk do të kujtoj njeri; kush do të të kremtojë në Sheol? |
6. | Unë jam sfilitur duke psherëtirë; çdo natë e lag shtratin me vajin tim dhe bëj që të rrjedhin lotë mbi shtrojen time. |
7. | Syri im ligështohet nga dhembja dhe plaket për shkak të tërë armiqve të mi. |
8. | Largohuni nga unë, ju të gjithë shkaktarë të padrejtësisë, sepse Zoti ka dëgjuar zërin e vajit tim. |
9. | Zoti ka dëgjuar lutjen time; Zoti e ka pranuar lutjen time. |
10. | Tërë armiqtë e mi do të shushaten dhe do të hutohen; do të kthejnë krahët dhe do të shushaten në çast. |
← Psalms (6/150) → |