| ← Psalms (54/150) → |
| 1. | O Perëndia im, më shpëto me emrin tënd dhe siguromë drejtësi me fuqinë tënde. |
| 2. | O Perëndia im, dëgjo lutjen time dhe vëru veshin fjalëve të gojës sime. |
| 3. | Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje dhe njerëz të furishëm kërkojnë jetën time, njerëz që nuk e kanë Perëndinë para syve të tyre. (Sela) |
| 4. | Ja, Perëndia është ndihma ime, Zoti e përkrah jetën time. |
| 5. | Ai do t'i ndëshkojë armiqtë e mi për të keqen që më kanë bërë; në besnikërinë tënde shkatërroji. |
| 6. | Me gjithë zemër do të ofroj flijime; do të kremtoj emrin tënd, o Zot, sepse është i mirë; |
| 7. | sepse më ke çliruar nga çdo ankth, sytë e mi kanë parë mbi armiqtë e mi atë që unë dëshiroja. |
| ← Psalms (54/150) → |