← Psalms (52/150) → |
1. | Pse mburresh me të keqen, o njeri i fuqishëm? Mirësia e Perëndisë është e përjetshme. |
2. | Gjuha jote shkakton rrënim; ajo është si një brisk i mprehur, o veprues mashtrimesh. |
3. | Ty të pëlqen e keqja ndaj së mirës, gënjeshtra më tepër se e folura drejt. (Sela) |
4. | Ty të pëlqen çdo fjalë shkatërrimi, o gjuhë hileqare. |
5. | Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë për gjithnjë; ai do të të kapë, do të të heqë nga çadra jote dhe do të të shkulë nga toka e të gjallëve. (Sela) |
6. | Të drejtët do ta shohin, do të kenë frikë dhe do ta përqeshin atë, duke thënë: |
7. | "Ky është njeriu që nuk e kishte bërë Perëndinë kështjellë të tij; por kishte besim në bollëkun e pasurive të tij dhe bëhej i fortë nga ligësia e tij". |
8. | Por unë jam si një dru ulliri që gjelbëron në shtëpinë e Perëndisë; kam besim gjithnjë në mirësinë e Perëndisë. |
9. | Do të të kremtoj gjithnjë për sa ke bërë, dhe në prani të shenjtorëve të tu do të kem shpresë të patundur në emrin tënd, sepse ai është i mirë. |
← Psalms (52/150) → |