| ← Psalms (51/150) → |
| 1. | Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë. |
| 2. | Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im, |
| 3. | Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara. |
| 4. | Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon. |
| 5. | Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat. |
| 6. | Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në thelb, dhe më mëson diturinë në sekretin e zemrës. |
| 7. | Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora. |
| 8. | Bëj që të ndjej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato. |
| 9. | Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia. |
| 10. | O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur. |
| 11. | Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë. |
| 12. | Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkahmë me frymë dashamirës. |
| 13. | Atëherë do t'u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje. |
| 14. | Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim, dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde. |
| 15. | O Zot, hap buzët e mia, dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd. |
| 16. | Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as olokausti. |
| 17. | Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar. |
| 18. | Bëj të mirën Sionit për dashamirësinë tënde, ndërto muret e Jeruzalemit. |
| 19. | Atëherë do të gëzohesh në flijimet e drejtësisë, në olokaustet dhe në ofertat që digjen tërësisht; atëherë do të ofrohen dema të rinj mbi altarin tënd. |
| ← Psalms (51/150) → |