| ← Psalms (48/150) → |
| 1. | I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë. |
| 2. | I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit të madh. |
| 3. | Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme. |
| 4. | Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkarisht, |
| 5. | por sa e panë, mbetën të shushatur dhe ikën të tmerruar. |
| 6. | Atje i zunë drithmat dhe si të prerat e lindjes, |
| 7. | në të njëjtën mënyrë si era e lindjes që i bën copë-copë anijet e Tarshishit. |
| 8. | Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë. |
| 9. | Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde. |
| 10. | Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi. |
| 11. | Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua. |
| 12. | I bini rrotull Sionit, vizitojeni, numëroni kullat e tij, |
| 13. | këqyrni fortesat e tij, admironi pallatet e tij, me qëllim që të mund t'ia tregoni brezave që do të vijnë. |
| 14. | Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje. |
| ← Psalms (48/150) → |