| ← Psalms (46/150) → |
| 1. | Perëndia është për ne një streh dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi. |
| 2. | Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit, |
| 3. | dhe ujërat e tij të tërbohen dhe të shkumojnë, dhe malet të dridhen në fryerjen e tij. (Sela) |
| 4. | Éshtë një lumë brigjet e të cilit mbushin me gëzim qytetin e Perëndisë, vendin e shenjtë ku banon shumë i Larti. |
| 5. | Perëndia është në mes të tij, ai nuk do të luajë nga vendi; Perëndia do ta ndihmojë në dritat e para të mëngjesit. |
| 6. | Kombet do të ziejnë, mbretëritë do të tronditen; ai dërgoi jashtë zërin e tij, toka u shkri. |
| 7. | Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela) |
| 8. | Ejani dhe admironi veprat e Zotit, që ka bërë mrekulli mbi tokë. |
| 9. | Ai bën që të pushojnë luftërat deri në skajet e tokës; ai prish harqet dhe thyen shtizat, dhe djeg qerret me zjarr. |
| 10. | Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të ngrihem lart midis kombeve, do të ngrihem lart mbi tokë. |
| 11. | Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela) |
| ← Psalms (46/150) → |