← Psalms (44/150) → |
1. | O Perëndi, e kemi dëgjuar me veshët tona, etërit tanë na kanë treguar veprën që ti ke bërë në ditët e tyre në kohërat e lashta. |
2. | Për t'i vendosur me dorën tënde ti ke shpronësuar kombet, ke çrrënjosur popuj për t'u bërë vend atyre. Në fakt nuk e pushtuan vendin me shpatën e tyre dhe nuk qe krahu i tyre që i shpëtoi, por ishte dora jote e djathtë, krahu yt dhe drita e fytyr |
3. | ës sate, sepse të pëlqenin. |
4. | Ti je mbreti im, o Perëndi, që vendos fitoret për Jakobin. |
5. | Me anën tënde do të përmbysim armiqtë tanë; në emër tënd do të shkelim ata që ngrihen kundër nesh. |
6. | Sepse nuk kam besim tek harku im dhe nuk do të jetë shpata ime ajo që do të më shpëtojë. |
7. | Por je ti ai që na shpëton nga armiqtë tanë dhe që i mbulon me turp ata që na urrejnë. |
8. | Ne do të lëvdojmë çdo ditë Perëndinë dhe do të kremtojmë emrin tënd përjetë. (Sela) |
9. | Por ti na dëbove dhe na mbulove me turp, dhe nuk del më me ushtritë tona. |
10. | Ti ke bërë të kthejmë kurrizin përpara armikut, dhe ata që na urrejnë na kanë grabitur. |
11. | Ti na ke dhënë si dele për therje dhe na ke shpërndarë midis kombeve. |
12. | Ti e ke shitur popullin tënd për asgjë dhe nuk ke nxjerrë asnjë fitim nga shitja e tij. |
13. | Ti na bëre për turp me fqinjët tanë, u bëmë gazi dhe tallja e atyre që rrijnë rreth nesh. |
14. | Ti na ke bërë të jemi gazi i kombëve; përsa na përket neve, popujt tundin kokën. |
15. | Turpi im më rri gjithmonë përpara, dhe fytyra ime është e mbuluar nga turpi, |
16. | për shkak të atij që më fyen dhe më poshtëron, për shkak të armikut dhe atij që kërkon hakmarrje. |
17. | Të tëra këto na kanë rënë mbi kurriz, por ne nuk kemi harruar dhe nuk kemi tradhëtuar besëlidhjen tënde. |
18. | Zemra jonë nuk është kthyer prapa dhe hapat tona nuk janë larguar nga rruga jote, |
19. | por ti na ke copëtuar, duke na futur në vende çakejsh dhe duke na mbuluar me hijen e vdekjes. |
20. | Po të kishim harruar emrin e Perëndisë tonë dhe po t'i kishim shtrirë duart tona drejt një perëndie të huaj, |
21. | a nuk do ta kishte zbuluar Perëndia këtë gjë? Në fakt ai i njeh sekretet e zemrës. |
22. | Po, për shkakun tënd ne vritemi çdo ditë dhe konsiderohemi si dele. |
23. | Zgjohu! Pse fle, o Zot? Çohu, mos na kthe për gjithnjë. |
24. | Pse e fsheh fytyrën tënde, dhe harron pikëllimin tonë dhe shtypjen tonë? |
25. | Sepse shpirtërat tona janë ulur deri te pluhuri dhe trupi ynë i është ngjitur tokës. |
26. | Çohu të na ndihmosh dhe na shpëto për hir të mirësisë sate. |
← Psalms (44/150) → |