| ← Psalms (38/150) → |
| 1. | O Zot, mos më shaj në indinjatën tënde dhe mos më dëno në zemërimin tënd. |
| 2. | Sepse shigjtat e tua më kanë shpuar dhe dora jote më shtyp. |
| 3. | Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia për shkak të mëkatit tim. |
| 4. | Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kohën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua. |
| 5. | Plagët e mia janë të fëlliqura dhe të qelbëzuara nga marrëzia ime. |
| 6. | Jam krejt i kërrusur dhe i dëshpëruar; sillem tërë ditën rreth e qark duke mbajtur zi, |
| 7. | sepse ijet e mia janë të pezmatuara dhe nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim. |
| 8. | Jam i sfilitur dhe i vrarë; vrumbulloj nga drithma e zemrës sime. |
| 9. | O Zot, çdo dëshirë që kam është para teje dhe psherëtimat e mia nuk të janë fshehur. |
| 10. | Zemra ime rreh, fuqia po më lë; vetë drita e syve të mi ka ikur. |
| 11. | Miqtë e mi dhe shokët e mi rrinë larg plagës sime, dhe fqinjët e mi ndalojnë larg meje. |
| 12. | Ata që kërkojnë jetën time më ngrejnë kurthe dhe ata që duan të më bëjnë të keqen flasin për shkatërrimin dhe mendojnë mashtrime tërë ditën. |
| 13. | Por unë jam si një i shurdhër që nuk dëgjon dhe një memec që nuk e hap gojën. |
| 14. | Po, jam si një njeri që nuk dëgjon dhe që nuk mund të përgjigjet me gojën e tij. |
| 15. | Sepse shpresoj te ti, o Zot, ti do të përgjigjesh, o Zot, Perëndia im. |
| 16. | Sepse kam thënë: "U gëzofshin me mua, dhe kur këmba ime pengohet, mos u çofshin kundër meje". |
| 17. | Ndërsa jam duke rënë dhe dhembja ime është vazhdimisht para meje, |
| 18. | ndërsa rrëfej mëkatin tim dhe jam tepër i shqetësuar për mëkatin, |
| 19. | armiqtë e mi janë tërë gjallëri dhe janë të fortë, dhe ata që më urrejnë pa shkak shumohen. |
| 20. | Edhe ata që ma shpërblejnë të mirën me të keqen më përndjekin, sepse unë ndjek rrugën e së mirës. |
| 21. | O Zot, mos më braktis; Perëndia im, mos u largo nga unë. |
| 22. | Nxito të më ndihmosh, o Zot, o shpëtimi im. |
| ← Psalms (38/150) → |