← Psalms (36/150) → |
1. | Mëkati i të pabesit i thotë zemrës sime: "Nuk ekziston asnjë frikë nga Perëndia përpara syve të tij. |
2. | Sepse ai gënjen veten e tij në kërkimin e fajit që ka kryer në urrejtjen ndaj tij. |
3. | Fjalët e gojës së tij janë paudhësi dhe mashtrim; ai ka pushuar së qeni i urtë dhe nuk bën më të mira. |
4. | Ai thur paudhësi në shtratin e tij; vihet në një rrugë që nuk është e mirë dhe që nuk e dënon të keqen". |
5. | O Zot, mirësia jote arrin deri në qiell dhe besnikëria jote deri te retë. |
6. | Drejtësia jote është si malet e Perëndisë, dhe gjykimet e tua janë si një humnerë e madhe. O Zot, ti ruan njerëz dhe kafshë. |
7. | O Perëndi, sa e çmuar është mirësia jote! Prandaj bijtë e njerëzve gjejnë strehë nën hijen e krahëve të tu; |
8. | ata ngopen me bollëkun e shtëpisë sate, dhe ti u heq etjen në përroin e kënaqësive të tua. |
9. | Sepse pranë teje është burimi i jetës, dhe me anë të dritës sate ne shohim dritën. |
10. | Zgjate mirësinë tënde ndaj atyre që të njohin dhe drejtësinë tënde ndaj atyre që janë të drejtë nga zemra. |
11. | Mos më vëntë këmbën kryelarti dhe dora e të pabesit mos më marrtë me vete. |
12. | Ja, ata që kryejnë paudhësi kanë rënë; i kanë rrëzuar për tokë dhe nuk mund të ringjallen përsëri. |
← Psalms (36/150) → |