| ← Psalms (29/150) → | 
| 1. | I jepni Zotit, o bij të të fuqishmëve, i jepni Zotit lavdi dhe forcë. | 
| 2. | I jepni Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij. | 
| 3. | Zëri i Zotit është mbi ujërat; Perëndia i lavdisë gjëmon; Zoti është mbi ujërat e mëdha. | 
| 4. | Zëri i Zotit është i fuqishëm, zëri i Zotit është i madhërishëm. | 
| 5. | Zëri i Zotit thyen kedrat; po, Zoti thyen kedrat e Libanit; | 
| 6. | i bën të hidhen si një viç, Libanin dhe Sirionin, si një buall i ri. | 
| 7. | Zëri i Zotit çan flakët e zjarrit. | 
| 8. | Zëri i Zotit e bën shkretëtirën të dridhet; Zoti bën që të dridhet shkretëtira e Kadeshit. | 
| 9. | Zëri i Zotit bën që të lindin sutat dhe i lë pyjet pa gjethe; dhe në tempullin e tij çdo gjë thotë: "Lavdi!". | 
| 10. | Zoti rrinte ulur në fron përmbi përmbytjen; po, Zoti rri ulur si mbret në përjetësi. | 
| 11. | Zoti do t'i japë forcë popullit të tij; Zoti do të bekojë popullin e tij me paqe. | 
| ← Psalms (29/150) → |