| ← Psalms (26/150) → |
| 1. | Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur. |
| 2. | Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time. |
| 3. | Sepse mirësia jote më rri përpara syve dhe unë po eci në vërtetësinë tënde. |
| 4. | Nuk ulem me njerëz gënjeshtarë dhe nuk shoqërohem me njerëz hipokritë. |
| 5. | Unë urrej tubimin e njerëzve të këqij dhe nuk bashkohem me të pabesët. |
| 6. | Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoi rrotull altarit tënd, o Zot, |
| 7. | për të shpallur me zë të lartë lavdinë tënde dhe për të treguar tërë mrekullitë e tua. |
| 8. | O Zot, unë e dua selinë e shtëpisë sate dhe vendin ku qëndron lavdia jote. |
| 9. | Mos e vër shpirtin tim bashkë me atë të mëkatarëve dhe mos më bashko me njerëzit gjakatarë, |
| 10. | sepse ata kanë në duart e tyre plane të këqija dhe dora e tyre e djathtë është plot dhurata. |
| 11. | Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua. |
| 12. | Këmba ime është e qëndrueshme në vënd të sheshtë. Në kuvende unë do të bekoj Zotin. |
| ← Psalms (26/150) → |