| ← Psalms (24/150) → |
| 1. | Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj. |
| 2. | Sepse ai e ka themeluar mbi detet dhe e ka vendosur mbi lumenjtë. |
| 3. | Kush do t'i ngjitet malit të Zotit? Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë? |
| 4. | Njeriu i pafajshëm nga duart dhe i pastër nga zemra, që nuk e ngre shpirtin për t'u dukur dhe nuk betohet në mënyrë të rreme. |
| 5. | Ai do të marrë bekimet e Zotit dhe drejtësinë nga Perëndia e shpëtimit të tij. |
| 6. | I tillë është brezi i atyre që e kërkojnë, që kërkojnë fytyrën tënde, o Perëndi e Jakobit. (Sela) |
| 7. | O ju porta, çoni kokat tuaja; dhe ju, porta të përjetshme, hapuni krejt dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë. |
| 8. | Kush është ky Mbret i lavdisë? Éshtë Zoti i fortë dhe i fuqishëm, Zoti i fortë në betejë. |
| 9. | O porta, çoni kokat tuaja; hapuni krejt, o porta të përjetshme, dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë. |
| 10. | Kush është ky Mbret i lavdisë? Éshtë Zoti i ushtrive; ai është Mbreti i lavdisë. (Sela) |
| ← Psalms (24/150) → |