← Psalms (22/150) → |
1. | Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur? Pse më rri kaq larg dhe nuk vjen të më çlirosh, duke dëgjuar fjalët e ofshamës sime? |
2. | O Perëndia im, unë bërtas ditën, por ti nuk përgjigjesh, edhe natën unë nuk rri në heshtje. |
3. | Megjithatë ti je i Shenjti, që banon në lëvdimet e Izraelit. |
4. | Etërit tonë kanë pasur besim te ti; kanë pasur besim te ti dhe ti i ke çliruar. |
5. | Të klithën ty dhe u çliruan; patën besim te ti dhe nuk u zhgënjyen. |
6. | Por unë jam një krimb dhe jo një njeri; turpi i njerëzve dhe përçmimi i popullit. |
7. | Tërë ata që më shohin më përqeshin, zgjatin buzën dhe tundin kokën, |
8. | duke thënë: "Ai i ka besuar Zotiit; le ta çlirojë, pra, ta ndihmojë, mbasi e do". |
9. | Me siguri ti je ai që më nxori nga barku i nënes; bëre që të kem besim te ti qysh nga koha kur pushoja mbi sisët e nënes sime. |
10. | Unë u braktisa te ti qysh nga lindja ime; ti je Perëndia im qysh nga barku i nënes sime. |
11. | Mos u largo nga unë, sepse ankthi është i afërt, dhe nuk ka asnjë që të më ndihmojë. |
12. | Dema të mëdhenj më kanë rrethuar, dema të fuqishëm të Bashanit më rrinë përqark; |
13. | ata hapin gojën e tyre kundër meje, si një luan grabitqar që vrumbullit. |
14. | Më derdhin si ujë dhe tërë kockat e mia janë të ndrydhura; zemra ime është si dylli që shkrihet në mes të zorrëve të mia. |
15. | Forca ime është tharë si një enë balte dhe gjuha ime është ngjitur te qiellza; ti më ke vënë në pluhurin e vdekjes. |
16. | Sepse qentë më kanë rrethuar, një grup keqbërësish më rri rrotull; më kanë shpuar duart dhe këmbët. |
17. | Unë mund t'i numëroj gjithë kockat e mia; ato më shikojnë dhe më këqyrin. |
18. | Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time. |
19. | Por ti, o Zot, mos u largo; ti që je forca ime, nxito të më ndihmosh. |
20. | Çliroje jetën time nga shpata, jetën time të vetme nga këmba e qenit. |
21. | Shpëtomë nga gryka e luanit dhe nga brirët e buajve. Ti m'u përgjigje. |
22. | Unë do t'u njoftoj emrin tënd vëllezërve të mi, do të të lëvdoj në mes të kuvendit. |
23. | Ju që keni frikë nga Zoti, lëvdojeni; dhe ju të gjithë, pasardhës të Jakobit, përlëvdojeni; dhe ju të gjithë, o fis i Izraelit, kini frikë nga ai. |
24. | Sepse ai nuk ka përçmuar as nuk ka hedhur poshtë vuajtjen e të pikëlluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyrën e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kënaqur. |
25. | Shkaku i lëvdimit tim në kuvendin e madh je ti; unë do t'i plotësoj zotimet e mia në prani të të gjithë atyre që kanë frikë nga ti. |
26. | Nevojtarët do të hanë dhe do të ngopen; ata që kërkojnë Zotin do ta lëvdojnë; zemra juaj do të jetojë përjetë. |
27. | Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai; dhe të gjitha familjet e kombeve do të adhurojnë përpara teje. |
28. | Sepse Zotit i përket mbretëria dhe ai sundon mbi kombet. |
29. | Gjithë të pasurit e dheut do të hanë dhe do të të adhurojnë; të gjithë ata që zbresin në pluhur dhe që nuk arrijnë të mbahen gjallë do të përkulen para teje. |
30. | Pasardhësit do t'i shërbejnë; do t'i flitet për Zotin brezit të ardhshëm. |
31. | Ata do të vijnë dhe do t'i shpallin drejtësinë e tij një populli që nuk ka lindur akoma, dhe që ai vetë e ka krijuar. |
← Psalms (22/150) → |