| ← Psalms (21/150) → |
| 1. | O Zot, mbreti do të gëzohet me forcën tënde dhe do të ngazëllojë për shpëtimin tënd! |
| 2. | Ti ia plotësove dëshirën e zemrës së tij dhe nuk hodhe poshtë kërkesën e buzëve të tij. (Sela) |
| 3. | Sepse ti i dole para me bekime begatie, i vure mbi kokë një kurorë prej ari shumë të kulluar. |
| 4. | Ai të kishte kërkuar jetë dhe ti i dhe ditë të gjata në përjetësi. |
| 5. | E madhe është lavdia e tij për shpëtimin tënd; ti i dhe madhështi dhe lavdi, |
| 6. | sepse ti e bën shumë të bekuar përjetë, e mbush me gëzim në praninë tënde. |
| 7. | Duke qenë se mbreti ka besim te Zoti dhe në mirësinë e Shumë të Lartit, ai nuk do të hiqet kurrë. |
| 8. | Dora jote do të arrijë tërë armiqtë e tu, dora jote e djathtë do të veprojë kundër atyre që të urrejnë. |
| 9. | Ti do t'i bësh si një furrë të zjarrtë kur do të dukesh i zemëruar; në zemërimin e tij Zoti do t'i hedhë në humnerë dhe zjarri do t'i përpijë. |
| 10. | Ti do të zhdukësh frytin e tyre nga toka dhe pasardhësit e tyre midis bijve të njerëzve, |
| 11. | sepse kanë kurdisur të keqen kundër teje dhe kanë përgatitur plane të këqija, por nuk do t'ia dalin. |
| 12. | Sepse ti do të bësh që ata të kthejnë kurrizin dhe do të drejtosh shigjetat e harkut tënd kundër fytyrës së tyre. |
| 13. | Çohu, o Zot, me forcën tënde; ne do të këndojmë dhe do të kremtojmë lëvdimet e fuqisë sate. |
| ← Psalms (21/150) → |