← Psalms (20/150) → |
1. | Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë me siguri lart. |
2. | Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni; |
3. | Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë olokaustin tënd. (Sela) |
4. | Të dhëntë atë që zemra jote dëshëron dhe plotësoftë të gjitha planet e tua. |
5. | Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamuret tona në emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua. |
6. | Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t'i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë. |
7. | Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë. |
8. | Ata u përkulën dhe ranë; por ne u ngritëm përsëri dhe mbahemi në këmbë. |
9. | Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim. |
← Psalms (20/150) → |