| ← Psalms (2/150) → |
| 1. | Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota? |
| 2. | Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër Zotit dhe të vajosurit të tij, |
| 3. | duke thënë: "Le t'i këputim prangat e tyre dhe t'i heqim qafe litarët e tyre". |
| 4. | Ai që ulet në qiejtë do të qeshë, Zoti do të tallet me ta. |
| 5. | Atëherë do t'u flasë në zemërimin e tij dhe do t'i trembë në indinjatën e tij të madhe, |
| 6. | dhe do të thotë: "E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë. |
| 7. | Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: "Ti je biri im, sot më linde. |
| 8. | Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin. |
| 9. | Ti do t'i copëtosh me një shufër hekuri, do t'i bësh copë-copë si një enë prej argjile"". |
| 10. | Tani, pra, o mbretër, tregohuni të urtë; pranoni ndreqjen, o gjyqtarë të dheut. |
| 11. | Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma. |
| 12. | Nënshtrohuni Birit, që të mos zemërohet dhe të mos vdisni rrugës, sepse zemërimi i tij mund të ndizet në një çast. Lum ata që gjejnë strehë tek ai. |
| ← Psalms (2/150) → |