| ← Psalms (17/150) → |
| 1. | O Zot, dëgjo një çështje të drejtë, dëgjo me vëmendej britmën time, dëgjo lutjen time, që nuk vjen nga buzë mashtruese. |
| 2. | Ardhtë mbrojtja ime nga prania jote; sytë e tu pafshin atë që është e drejtë. |
| 3. | Ti e ke hetuar zemrën time, e ke vizituar natën; më ke vënë në provë dhe nuk ke gjetur asgjë; kam vendosur të mos mëkatoj me gojën time. |
| 4. | Përsa u përket veprave të njerëzve, për fjalën e buzëve të tua, jam ruajtur nga rrugët e njerëzve të furishëm. |
| 5. | Hapat e mia kanë qëndruar të sigurt në shtigjet e tua dhe këmbët e mia nuk janë lëkundur. |
| 6. | Unë të drejtohem ty, o Perëndi, sepse ti m'i plotëson, zgjat veshët e tu ndaj meje, dëgjo fjalët e mia. |
| 7. | Tregomë mirësinë tënde të mrekullueshme, ti, që me të djathtën tënde i shpëton nga kundërshtarët e tyre ata që gjejnë strehë pranë teje. |
| 8. | Më ruaj si beben e syrit; më mbulo, nën hijen e krahëve të tu, |
| 9. | nga të pabesët që më shtypin dhe nga armiqtë për vdekje që më rrethojnë. |
| 10. | Zemrat e tyre janë fortësuar, goja e tyre flet me arrogancë. |
| 11. | Tani në kanë rrethuar, ndjekin hapat tona; na ngulin sytë e tyre për të na rrëzuar. |
| 12. | Armiku im i përngjan një luani që digjet nga dëshira që të shqyejë, dhe të një luani të vogël që rri në pritë në vënde të fshehta. |
| 13. | Çohu, o Zot, përballoje, rrëzoje; çliro shpirtin tim nga i pabesi me shpatën tënde. |
| 14. | O Zot, më çliro me dorën tënde nga njerëzit, nga njerëzit e kësaj bote që bën pjesë në këtë jetë, dhe barkun e të cilëve ti e mbush me thesaret e tua të fshehta; bijtë e tyre ngopen dhe u lënë fëmijëve të tyre ato që mbetet nga pasuritë e tyre. |
| 15. | Sa për mua, për hir të drejtësisë do të shoh fytyrën tënde; do të ngopem nga prania jote kur të zgjohem. |
| ← Psalms (17/150) → |