| ← Psalms (150/150) |
| 1. | Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij. |
| 2. | Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij. |
| 3. | Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste. |
| 4. | Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë. |
| 5. | Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese. |
| 6. | Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja. |
| ← Psalms (150/150) |