← Psalms (147/150) → |
1. | Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t'i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh. |
2. | Zoti ndërton Jeruzalemin, dhe mbledh të humburit e Izraelit. |
3. | Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre. |
4. | Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjitha sipas emrit të tyre. |
5. | I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarësia e tij. |
6. | Zoti larton njerëzit e përulur, por ul deri në tokë njerëzit e këqij. |
7. | Këndojini Zotit me falenderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë, |
8. | që mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën që të rritet bari në malet. |
9. | Ai i jep ushqime bagëtisë dhe zogjve të korbeve që thërresin. |
10. | Ai nuk kënaqet në forcën e kalit, dhe nuk gjen ndonjë gëzim në këmbët e njeriut. |
11. | Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej tij, me ata që shpresojnë në mirësinë e tij. |
12. | Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion. |
13. | Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave të tua dhe ka bekuar bijtë e tu në mes teje. |
14. | Ai e ruan paqen brenda kufijve të tu dhe të ngop me grurin më të mirë. |
15. | Dërgon mbi tokë urdhërin e tij, fjala e tij merr dheun. |
16. | Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi. |
17. | Hedh breshërin e tij si me copa; kush mund t'i bëjë ballë të ftohtit të tij? |
18. | Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin ato; bën që të fryjë era e tij, dhe ujërat rrjedhin. |
19. | Ai ia ka bërë të njohur Jakobit fjalën e tij, dhe Izraelit statutet e tij dhe dekretet e tij. |
20. | Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër; dhe ato nuk i njohin dekretet e tij. Aleluja. |
← Psalms (147/150) → |