| ← Psalms (146/150) → |
| 1. | Aleluja. Shpirti im, lëvdo Zotin. |
| 2. | Unë do ta lëvdoj Zotn deri sa të kem jetë, do të këndoj lavde për Perëndinë tim gjatë gjithë jetës sime. |
| 3. | Mos kini besim te princat dhe as te ndonjë bir njeriu, që nuk mund të shpëtojë. |
| 4. | Kur fryma e tij ikën, ai kthehet përsëri në tokë dhe po atë ditë planet e tij zhduken. |
| 5. | Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë, shpresa e të cilit është tek Zoti, Perëndia i tij, |
| 6. | që ka krijuar qiejtë dhe tokën, detin dhe gjithçka është në to, që ruan besnikërinë përjetë, |
| 7. | që u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve. Zoti çliron të burgosurit. |
| 8. | Zoti u hap sytë të verbërve, Zoti ngre ata që janë rrëzuar, Zoti i do të drejtët. |
| 9. | Zoti mbron të huajt, ndihmon jetimin dhe gruan e ve, por përmbys udhën e të pabesëve. |
| 10. | Zoti mbretëron përjetë, Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi. Aleluja. |
| ← Psalms (146/150) → |