← Psalms (142/150) → |
1. | Unë i këlthas me zërin tim Zotit; me zërin tim i lutem Zotit. |
2. | Para tij paraqes vajtimin tim, para tij parashtroj fatkeqësinë time. |
3. | Kur fryma po më dobësohej, ti e dije ecjen time. Ata kanë përgatitur një lak për mua te shtegu që po kaloja. |
4. | Vështroj në të djathtën time dhe ja: nuk ka njeri që të më njohë; çdo rrugë shpëtimi është e mbyllur; asnjeri nuk kujdeset për jetën time. |
5. | Unë të këlthas ty, o Zot, dhe të them: "Ti je streha ime, pjesa ime në tokën e të gjallëve. |
6. | Dëgjo me vëmendje klithmën time, sepse jam katandisur si mos më keq; më çliro nga përndjekësit e mi, sepse janë më të fortë se unë. |
7. | Më nxirr nga burgu që të mund të kremtoj emrin tënd. Të drejtët do të mblidhen tok rreth meje, sepse ti do të më mbushësh me të mira". |
← Psalms (142/150) → |