| ← Psalms (136/150) → |
| 1. | Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë. |
| 2. | Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
| 3. | Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
| 4. | atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
| 5. | atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
| 6. | atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
| 7. | atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
| 8. | diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
| 9. | hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
| 10. | Ai që goditi Egjiptasit në parëbirnitë e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
| 11. | dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
| 12. | me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
| 13. | Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
| 14. | dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
| 15. | por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
| 16. | Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
| 17. | atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
| 18. | dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë; |
| 19. | Sihonin, mbretin e Amorejve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
| 20. | dhe Ogun, mbretin e Bashanit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
| 21. | Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
| 22. | në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
| 23. | Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
| 24. | dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
| 25. | Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
| 26. | Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
| ← Psalms (136/150) → |