← Psalms (132/150) → |
1. | Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij, |
2. | ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë: |
3. | "Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim; |
4. | nuk do t'i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia, |
5. | deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit". |
6. | Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit. |
7. | Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij. |
8. | Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate. |
9. | Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu. |
10. | Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd. |
11. | Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua. |
12. | Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t'u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd". |
13. | Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij: |
14. | "Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur. |
15. | Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t'i ngop me bukë të varfërit e tij; |
16. | do t'i vedh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi. |
17. | Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t'i jap një llambë të vajosurit tim. |
18. | Do t'i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij". |
← Psalms (132/150) → |