← Psalms (130/150) → |
1. | Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot. |
2. | O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia. |
3. | Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot? |
4. | Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje. |
5. | Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij. |
6. | Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin. |
7. | O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë. |
8. | Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij. |
← Psalms (130/150) → |