| ← Psalms (13/150) → | 
| 1. | Deri kur do të më harrosh, o Zot? Vallë kështu do të jetë përjetë? Deri kur do të më fshehësh fytyrën tënde? | 
| 2. | Deri kur do të marr vendime në shpirtin tim dhe do të kem pikëllim në zemrën time tërë ditën? Deri kur do të ngrihet armiku im mbi mua? | 
| 3. | Shiko me vëmendje dhe përgjigjmu, o Zot, Perëndia im, ndriço sytë e mi, që të mos më zërë gjumi në gjumin e vdekjes, | 
| 4. | dhe armiku im të mos thotë: "E munda", dhe armiqtë e mi të mos gëzohen kur unë lëkundem. | 
| 5. | Por unë kam besim në mirësinë tënde dhe zemra ime do të ngazëllojë në çlirimin tënd; | 
| 6. | unë do t'i këndoj Zotit, sepse ai më ka trajtuar me shumë shpirtmadhësi. | 
| ← Psalms (13/150) → |