| ← Psalms (129/150) → |
| 1. | Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli: |
| 2. | "Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin. |
| 3. | Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata". |
| 4. | Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve. |
| 5. | U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin! |
| 6. | U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet; |
| 7. | nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt; |
| 8. | dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit". |
| ← Psalms (129/150) → |