| ← Psalms (128/150) → |
| 1. | Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij. |
| 2. | Atëherë ti do të hash me mundin e duarve të tua, do të jesh i lumtur dhe do të gëzosh begatinë. |
| 3. | Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate! |
| 4. | Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti. |
| 5. | Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate. |
| 6. | Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin. |
| ← Psalms (128/150) → |