| ← Psalms (126/150) → |
| 1. | Kur Zoti i bëri robërit e Sionit të kthehen, na u duk si ëndërr. |
| 2. | Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: "Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta". |
| 3. | Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne, dhe jemi tërë gëzim. |
| 4. | Bëj të rikthehen robërit tanë, o Zot, ashtu si përrenjtë në jug. |
| 5. | Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi. |
| 6. | Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij. |
| ← Psalms (126/150) → |