← Psalms (124/150) → |
1. | Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli: |
2. | "Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh, |
3. | ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh; |
4. | atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne, |
5. | atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne". |
6. | Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre. |
7. | Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam. |
8. | Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën. |
← Psalms (124/150) → |