← Psalms (123/150) → |
1. | Drejt teje i ngre sytë e mi, drejt teje që je ulur në qiejtë. |
2. | Ja, ashtu si sytë e shërbëtorëve drejtohen te dora e zotërve të tyre dhe sytë e shërbëtores te dora e zonjës së saj, kështu sytë tona drejtohen te Zoti, Perëndia ynë deri sa ai të ketë mëshirë për ne. |
3. | Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne, sepse jemi velur jashtë mase me përçmimin. |
4. | Shpirti ynë është velur jashtë mase me talljen e arrogantëve dhe me përçmimin e krenarëve. |
← Psalms (123/150) → |