| ← Psalms (122/150) → |
| 1. | U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit". |
| 2. | Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem. |
| 3. | Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë, |
| 4. | ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit. |
| 5. | Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit. |
| 6. | Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan. |
| 7. | Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua. |
| 8. | Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: "Paqja qoftë te ti". |
| 9. | Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde. |
| ← Psalms (122/150) → |